Korrik 14, 2021 20:23 Europe/Tirane
  • Në përvjetorin e marrëveshjes bërthamore, Ministri i Jashtëm iranian përmend jo efikasitetin e sanksioneve të SH.B.A.-së

Ministri i Jashtëm iranian në përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, rikujtoi jo efikasitetin e sanksioneve të SH.B.A.-së.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif në përvjetorin e gjashtë të miratimit të marrëveshjes bërthamore u shkroi një postim në Twitter krerëve të SH.B.A.-së duke thënë se Irani nuk do të dorëzohet kurrë përballë presionit maksimal. Zarif në faqen e tij në Twitter shkroi: Gjashtë vjet më parë në këtë ditë, marrëveshja bërthamore zgjidhi një çështje të Kapitullin 7 të Këshillit të Sigurimit të KB, pa iu drejtuar luftës. Ai shtoi:  Obama zbuloi se "sanksionet e tij paralizuese" nuk paralizonin as Iranin dhe as centrifugat e tij. Trump me naivitet imagjinonte se "presioni maksimal" do ta bënte këtë, por as ai nuk e bëri. Zarif sqaroi: Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shikojë me kujdes këto fakte.

Tags