Korrik 16, 2021 20:06 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA fsheh lidhjet e veta kriminale duke akuzuar të tjerët për rrëmbime

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të pretendimeve të reja të SHBA kundër Iranit, këshilloi Uashingtonin të adresonte situatën e tij përpara se të akuzonte të tjerët.

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të Premten në përgjigje të akuzës së fundit të SHBA kundër Iranit, duke iu referuar përfshirjes së agjentëve amerikanë në vrasjen e Presidentit të Haitit dhe një përpjekje të ngjashme kundër Presidentit të Venezuelës në një mesazh shkroi: Njerëz të armatosur të lidhur me SHBA komplotojnë në tokën e SHBA për të vrarë udhëheqësit në Venezuelë dhe Haiti. Kjo është ndërsa qeveria amerikane po fsheh në mënyrë aktive marrëdhëniet e saj kriminale, duke akuzuar të tjerët për operacione rrëmbimi që janë tepër qesharake dhe fëmijërore. Zarif theksoi: Adresoni situatën tuaj përpara se të fajësoni të tjerët. Departamenti i Drejtësisë i Sh.B.A pretendoi së fundmi në një deklaratë se FBI kishte penguar përpjekjen e Republikës Islamike të Iranit për të rrëmbyer "një aktivist" në tokën e SHBA. Teherani e ka quajtur pretendimin e Uashingtonit si "qesharak" dhe e përshkroi atë si pjesë e përpjekjes së Uashingtonit për "të ringjallur me dëshpërim kartat e tij të djegura dhe të zhvlerësuara".

Tags