Korrik 21, 2021 14:17 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Iranit uron festën e Bajramit të Kurbanit të gjithë myslimanëve

Ministri i punëve të jashtme të Iranit me anë të një mesazhi, u ka uruar festën e Bajramit të Kurbanit të gjithë besimtarëve myslimanë të botës.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, me anë të një mesazhi në Twitter, ka deklaruar: “Njëkohësisht me kushtet e vështira të krijuara për shkak të pandemisë Korona vetëm një numër i vogël i besimtarëve myslimanë po kryejnë ceremoninë e Haxhit, lutemi pranë Fronit Hyjnor që të çlirohet bota jo vetëm nga virusi Korona, por edhe nga viruset e tjerë si arroganca, dhuna, terrorizmi, terrorizmi ekonomik dhe nga terrorizmi shëndetësor! Të mërkurën, më 21 korrik 2021, është dita festës së Bajramit të Kurbanit, një prej festave të mëdha të besimtarëve myslimanë. Në festën e Bajramit të Kurbanit haxhinjtë të cilët kanë shkuar në Mekë për kryerjen e Haxhit dhe për ta vizituar Shtëpinë e Zotit, me urdhrin e Zotit të madhëruar dhe për të fituar kënaqësinë e Ti, therin kurban dhe përkujtojnë veprën e profetit të madh të Zotit, Hazretit Ibrahim a.s.”.

 

Tags