May 26, 2024 13:02 Europe/Tirane
  • Diplomatë të rreth 100 vendeve dhe personalitete ndërkombëtare bëjnë homazhe në Nju Jork për shtetarët martirë

Pas rrëzimit të helikopterit që transportonte Presidentin e Iranit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, ambasadorët dhe përfaqësuesit e rreth 100 vendeve, si dhe personalitete të njohura ndërkombëtare, bënë nderimet e tyre dhe nënshkruan memorialin diplomatik në zyrën e përfaqësisë iraniane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku gjatë katër ditëve ishte hapur një protokoll përkujtimor me këtë rast.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ambasadorë dhe përfaqësues të rreth 100 vendeve të botës, si dhe figura të shquara ndërkombëtare si Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, gjatë katër ditëve të hapjes së zyrës përkujtimore të përfaqësisë së Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork bënë nderimet e tyre për dëshmorët e Iranit, Presidentin Sejid Ebrahim Raisi dhe Ministrin e Jashtëm të Iranit Hossein Amir-Abdullahian dhe u shprehën ngushëllimet e tyre familjarëve të dëshmorëve si dhe qeverisë dhe kombit iranian.

Personalitete të shquara ndërkombëtare si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së Amina Mohammad, kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Denis Francis, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve civile dhe fetare, aktivistë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të disa mediave morën pjesë personalisht në përfaqësinë e Republikës Islamike të Iranit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të shprehur nderimet e tyre për Presidentin martir dhe Ministrin e Jashtëm martir të Iranit dhe për të shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e dëshmorëve, si dhe për qeverinë dhe kombin e madh të Iranit.

Zyra e Mbrojtjes së Interesave të Republikës Islamike të Iranit në Washington DC dhe Qendra Islamike e Uashingtonit mbajtën gjithashtu një ceremoni përkujtimore për Presidentin e Iranit, Ministrin e Jashtëm të Iranit dhe dëshmorët e tjerë të aksidentit me helikopter.

Ajetollah Sejid Ebrahim Raisi, Presidenti i 8-të i Iranit Islamik, në pasditen e së dielës, më 19 maj, gjatë kthimit nga ceremonia e inaugurimit të Digës Kiz Kalesi për në qytetin e Tabrizit, pësoi një aksident ajror në rajonin Varzeghan të provincës Azerbajxhani Lindor dhe bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme Hossein Amir-Abdollahian dhe persona të tjerë që i shoqëronin arritën pozitën e lartë të dëshmorit.

 

Tags