May 26, 2024 12:50 Europe/Tirane
  • Borrell: Izraeli duhet të ndjekë vendimin e Gjykatës së Hagës për Rafahun

Në një mesazh me tone të ashpra drejtuar krerëve të regjimit sionist, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me ndërprerjen e operacioneve ushtarake të këtij regjimi në Gaza janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen plotësisht dhe në mënyrë efektive.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Josep Borrell, nëpërmjet një mesazhi theksoi natyrën detyruese të vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili kërkon që regjimi sionist të përmbahet nga sulmi ndaj qytetit Rafah si dhe kërkon që ai të mos pengojë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin palestinez.

Të premten, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi regjimin sionist që të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Rafah, të mos ndalojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet.

Në mesazhin e tij, Borrell vuri theksin gjithashtu mbi këtë pjesë të vendimit të Gjykatës së Hagës se regjimi sionist duhet “të mbajë të hapur pikëkalimin e Rafahut për hyrjen e ndihmave humanitare".

Të premten, regjimi sionist, në përgjigje të vendimit të kësaj gjykate, këmbënguli se veprimet e tij në Rafah janë pjesë e një "lufte mbrojtëse dhe të drejtë" pas sulmit të Hamasit kundër regjimit sionist më 7 tetor dhe gjatë operacionit "Stuhia Al-Aksa".

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në mbështetje të një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës për transferimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare. Por regjimi sionist, me mbështetjen e plotë të Uashingtonit, e ka shpërfillur këtë rezolutë dhe vazhdon të vrasë popullin palestinez.

Sipas raportimeve, më shumë se 35,000 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 79,000 të tjerë janë plagosur.

 

Tags