May 26, 2024 13:01 Europe/Tirane
  • Biden pranon dështimin e mbrojtjes së Izraelit kundër dronëve iranianë

Presidenti amerikan pranoi se po të mos ishte ndihma e Uashingtonit për Tel Avivin, rezultatet e sulmit hakmarrës të Iranit në territoret e pushtuara do të kishin qenë "shkatërrimtare".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar faqen e internetit të ABC News, presidenti amerikan Joe Biden pretendoi pasditen e së shtunës se 99% e dronëve të Iranit në operacionin "Premtimi i Vërtetë" nuk arritën objektivat e tyre për shkak të pranisë së sistemeve mbrojtëse të këtij vendi në rajon. Duke pranuar në mënyrë implicite joefektivitetin e sistemeve mbrojtëse të regjimit sionist, Biden tha se nëse Amerika nuk do t'i vinte në ndihmë Tel Avivit, "sulmi i Iranit do të kishte qenë shkatërrues".

Në përgjigje të sulmit të regjimit sionist ndaj ambasadës iraniane në Damask, Irani shënjestroi disa objektiva në territoret e pushtuara.

Radioja e Ushtrisë Sioniste kishte raportuar më parë se sistemet amerikane të mbrojtjes që u përdorën gjatë sulmit iranian nuk ia dolën të shkatërronin shumicën e raketave balistike iraniane dhe dështuan. Në këtë raport thuhet se nga 8 raketat që u lëshuan nga deti me qëllim kundërvënien ndaj raketave balistike iraniane, vetëm 2 prej tyre rezultuan të suksesshme.

Duke iu referuar sulmit me dronë në bazën ushtarake amerikane në Jordani, presidenti amerikan kërcënoi: "Ne do t'i përgjigjemi çdo sulmi kundër forcave tona, ashtu siç bëmë kur u vranë tre nga ushtarët tanë në Jordani".

Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se forcat e vendit të tij kanë kryer dhjetëra sulme të suksesshme ajrore kundër forcave të Rezistencës në rajon.

Megjithatë, ai pretendoi se Amerika i ka ulur tensionet në rajon; tensione që po shkonin drejt rritjes.

 

Tags