May 26, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Pothuajse një milion njerëz në Evropë çdo natë jetojnë të pastrehë

The Guardian shkroi se të numri i të pastrehëve në të gjithë BE dhe MB po përkeqësohet dhe vetëm Danimarka dhe Finlanda kanë bërë përparim në frenimin e tij.

Vitin e kaluar, të gjitha vendet anëtare të BE-së u angazhuan për të luftuar të pastrehët deri në vitin 2030. Megjithatë, raporti thotë se problemi po përkeqësohet dhe vetëm Finlanda dhe Danimarka kanë bërë përparime. The Guardian shkroi se pothuajse një milion njerëz çdo natë jetojnë të pastrehë në të gjithë Evropën. Fantsa, federata e organizatave kombëtare që merren me të pastrehët, tha se shifra, e cila tregon vetëm "llojin më të dukshëm" të të pastrehëve, "thekson dështimin e vendeve evropiane për ta bërë strehimin një të drejtë themelore për qytetarët e tyre. Frik Spinëijn, drejtor i Fantasa, tha: "Shumica e qeverive në Evropë vazhdojnë të dështojnë në trajtimin e krizës së të pastrehëve, duke zhgënjyer publikun dhe duke humbur burimet për menaxhimin joefektiv të problemit.

Tags