Qershor 13, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Në takimin me Zelensky-n, Princi i Kurorës Saudite mbështeti përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

Gjatë një bisede ballë për ballë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman njoftoi mbështetjen e autoriteteve të vendit të tij për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që synojnë zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite (SPA) raportoi të mërkurën se Volodymyr Zelensky hyri në Arabinë Saudite gjatë një vizite të paparalajmëruar dhe u prit nga autoritetet saudite.

Në gusht, Arabia Saudite organizoi bisedime mbi luftën Ukrainë-Rusi, në të cilat ishin të pranishëm përfaqësues të më shumë se 40 vendeve, por Rusia nuk mori pjesë.

Në këtë raport thuhet se Bin Salman dhe Zelensky kanë diskutuar të mërkurën për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e krizës në Ukrainë dhe Rusi.

Në takimin e lartpërmendur të mbajtur në Xhedah, ata diskutuan mënyrat për të reduktuar ndikimin njerëzor të shkaktuar nga kriza.

Bin Salman dhe Zelensky diskutuan e shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe midis "dy vendeve mike", si dhe zhvillimet më të fundit të krizës Ukrainë-Rusi, dhe presidenti ukrainas vlerësoi përpjekjet e Mbretërisë së Arabisë Saudite në këtë drejtim.

 

Tags