May 26, 2024 12:54 Europe/Tirane
  • Bagheri shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e nënës së Sejid Hasan Nasrullahut

Në një mesazh drejtuar Sejid Hasan Nasrullahut, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut në Liban, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Bagheri, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e nënës së tij të nderuar.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në tekstin e mesazhit të ngushëllimit të Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme thuhet:

"Me emrin e Zotit të Madhërishëm!

Hazret Huxhetul Islam uel-Muslimin, Sejid Hasan Nasrullah

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit,

Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!

Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Me hidhërim të madh mora lajmin e hidhur të vdekjes së nënës së nderuar të Shkëlqesisë Suaj, Haxhie Umm Hasan dhe u lëndova e pikëllova shumë. I shpreh ngushëllimet e mia Shkëlqesisë Suaj dhe të të afërmve të tjerë për këtë humbje të dhimbshme.

Padyshim, roli i asaj nëne të nderuar në edukimin e një biri fisnik dhe luftëtar si Shkëlqesia Juaj dhe në përballimin e vuajtjeve, si dhe durim i saj nuk është më pak sesa xhihadi i luftëtarëve të Hezbollahut dhe qëndresa heroike e Libanit.

I lutem Zotit të Madhërishëm të caktojë falje dhe mëshirë të gjerë për të ndjerën dhe durim për të afërmit."

Sipas rrjetit televiziv Al-Mayadeen, Nehdije Safijuddin, e njohur si Umm Hasan, nëna e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut në Liban dhe bashkëshortja e Abdulkerim Nasrullahut, ndërroi jetë pas një periudhe sëmundjeje.

Lidhur me këtë, Sejid Hasan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, do të mbajë një fjalim të martën pasdite në transmetim të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet një video-konference me rastin e vdekjes së nënës së tij të dashur në Husejnijen Sejjidul-Shuheda në periferinë jugore të Bejrutit.

 

Tags