Qershor 14, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Ajatollah Khamenei: Dita e Bera'atit e këtij viti duhet të vazhdojë përtej sezonit të Haxhit në botë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në një mesazh drejtuar haxhinjve të Shtëpisë së Allahut tha: "Bera'ati (distancimi nga politeistët) i sivjetshëm duhet të vazhdojë përtej sezonit dhe kohës së Haxhit në vendet dhe qytetet e banuara me myslimanë në mbarë botën dhe të përhapet përtej haxhilerëve tek të gjithë njerëzit."


Sipas ISNA, Hazret Ajatollah Khamenei në një mesazh drejtuar haxhilerëve të Shtëpisë së Allahut,  me rastin e mbërritjes së ditëve të Haxhit Abrahamik theksoi: "Tubimi i madh dhe ritualet komplekse të Haxhit, sa herë që shihen me sytë e maturisë, janë burim force dhe besimi për një musliman, dhe për armikun dhe keqdashësin, të frikshëm dhe të tmerrshëm."

Duke iu referuar ceremonisë së distancimit nga politeistëve në haxh, ai tha: "Distancimi i sivjetshëm duhet të vazhdojë përtej sezonit të Haxhit, në vendet dhe qytetet e populluara me myslimanë në mbarë botën, dhe të përhapet përtej haxhilerëve tek të gjithë njerëzit."

Në një pjesë tjetër të mesazhit të tij, Lideri i Revolucionit Islamik i këshilloi haxhilerët që të praktikojnë mësimet dhe të vërtetat e haxhit dhe shtoi: "Ju vëllezër dhe motra që jeni haxhinj, tani jeni në fushën e praktikimit të këtyre të vërtetave dhe mësimeve. Afrojeni mendimin dhe veprimin tuaj gjithnjë e më afër tij dhe kthejeni në shtëpi identitetin e rikuperuar të përzier me këto koncepte sublime. Ky është suveniri i vlefshëm dhe i vërtetë i udhëtimit tuaj të Haxhit."

Teksti i plotë i këtij mesazhi do të publikohet të shtunën nga përfaqësuesi i juristit fetar dhe kreu i pelegrinëve iranianë në ceremoninë e distancimit nga politeistët në  Arafat.

 

Tags