May 26, 2024 12:58 Europe/Tirane
  • Ushtarë sionistë kapen rob në Gaza/Valë gëzimi në Liban dhe Bregun Perëndimor

Abu Obeidah, zëdhënësi i Brigadave Ezzeddin al-Kassam, në një fjalim, njoftoi për rezistencën dhe trimërinë e luftëtarëve të Rezistencës në zona të ndryshme të Gazës, si dhe për kapjen e një numri ushtarësh okupatorë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Abu Obeidah, zëdhënësi i Brigadave Ezzedin al-Kassam, dega ushtarake e Hamasit, njoftoi në një video-skedar se luftëtarët palestinezë kapën një numër ushtarësh izraelitë në një pritë të suksesshme.

Abu Obeidah tha se të shtunën pasdite në kampin Xhebalia, luftëtarët palestinezë tërhoqën një numër ushtarësh izraelitë në një nga tunelet, ku vranë e plagosën një numër prej tyre dhe disa të tjerë i zunë rob.

Zëdhënësi i Brigadave al-Kassam deklaroi se "armiku vazhdon politikën e tij të verbër dhe të kotë të hakmarrjes e të shkatërrimit duke kaluar nga një dështim në tjetrin dhe kërkon arritje boshe dhe të kota për të justifikuar vrasjet e tij kundër kombit tonë".

Abu Obeidah theksoi se në të njëjtën kohë, luftëtarët zemërluanë palestinezë po u japin një mësim të paharrueshëm pushtuesve sionistë në të gjitha akset e betejës në Rripin e Gazës dhe po mbrojnë tokën, shtëpinë dhe katandinë e tyre.

Pas njoftimit për kapjen e ushtarëve sionistë në Gaza nga luftëtarët e Brigadave al-Kassam, njerëzit në qytetet Dora e Sur dhe kampet palestineze (në Liban), si dhe në Bregun Perëndimor dolën në rrugë dhe shfaqën gëzimin e tyre.

Gjithashtu, në Bregun Perëndimor, altoparlantët e xhamive, nëpërmjet zërit të lartë tekbireve, po u kërkojnë njerëzve që të dalin në rrugë.

Po ashtu, zëri i tekbirit dëgjohet edhe nga altoparlantët e Mesxhid Al-Dahiyeh (Xhamisë së Periferisë) në jug të Bejrutit.

Edhe pse ushtria izraelite, njëlloj si në të kaluarën, e mohoi me shpejtësi këtë incident, njësiti "Brigadat Ezzeddin al-Kassam" shfaqi edhe pajisjet e kapura nga ushtarët izraelitë duke publikuar videon e operacionit të tij.

 

 

Tags